Ndërsa në Egjipt era e lëvizjes #Metoo po fryen furishëm dhe vazhdon një gjykatë egjiptiane ka dënuar pesë vajza të cilat kanë milion ndjekës në TikTok dhe rrjete të tjera sociale vetëm për shkelje të moralit publik.
Sipas gjykatës këto vajza janë paraqitur para ndjekësve të tyre të veshura si perëndimoret dhe duke kërcyer hip hop dhe kanë lënë në harresë kulturën tadicionale islamike.
Vendimi për Haneen Hossam, Mowada al-Adham dhe tre të rejave erdhën pasi ato kishin publikuar pamje të cilat u bënë më pas virale në periudha të ndryshme.
E para që u arrestua ishte Hossam.
Në video ajo inkurajonte ndjekësit e saj mbi 1.3 milion të bëjën si ajo veçanërisht vajzat të cilat mund të bëhen influencuese për të fituar para.
Arrestimet theksojnë, edhe një herë, një kulturë thellësisht autoritare dhe konservatore dhe tendencën në këtë vend musliman për të pranuar dhe garantuar lirinë thelbësore për vajzat.