Një studim i ri ka treguar se kurset e muzikës nuk i ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë aftësite e tjera kognitive si leximi dhe matematika, ndryshe nga ajo që besohej deri më tani.
Një rishikim i 54 studimeve shkencore që përfshijnë 7000 fëmijë tregon se mësimi i një instrumenti nuk sjell asnjë përmirësim në fusha të tjera.
Dr Giovanni Sala, i cili drejtoi studimin në Fujita Health University, Japoni, u shpreh: “Studimi ynë tregon se ideja e përgjithshme se ‘muzika i bën fëmijët më të zgjuar’ nuk është e saktë.”
Kjo i heq kuptimin mësimit të një instrumenti me shpresën se fëmija do të ketë dhe përmirësime në fusha të tjera.