Foto-lajm/ Mjeku shqiptar publikon radiografitë tronditëse, ja si i shkatërron mushkëritë COVID-19

0
This image has an empty alt attribute; its file name is auto_mushkerite_11595935245.jpg

Mjeku radiologu në spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka publikuar ditën e sotme në faqen e tij në Facebook pamjet e mushkërive të pacientëve me pneumoni virale pas prekjes nga virusi COVID-19.

Krasniqi ngre alarmin se virusi Covid-19 ekziston dhe se situata nuk është aspak e mirë.

 ‘Për te gjithë ata që maskat i kane veç si dekorim, për ata që distancën sociale e kanë diçka të huaj dhe për të gjithë ata që nuk i respektojnë këshillat e institucioneve relevante Shëndetësore, këto imazhe le të ju shërbejnë që ta kuptoni se megjithatë virus ka, pandemi ka dhe situata nuk është e mirë’, shkruan ai.

Radiologu shton gjithashtu se përgjegjësia e secilit nga ne është individuale. Ndërkohë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para. Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. Imazhet e mushkërive me pneumoni virale.

Studimi thekson se rreziku i shpërndarjes së propagandës ekstremiste dhe radikalizimi online nëpëmjet internetit dhe rrjeteve sociale në gjuhën shqipe vazhdon të jetë i lartë dhe nuk duhet harruar apo lënë pas dore, ndaj nevojiten rregullime të tjera ligjore për të ofruar një hapësirë më të sigurtë në internet nga ekstremizmi online.

Artikulli i mëparshëm‘Ekstremizmi i dhunshëm online’/ Publikohet studim për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut
Artikulli i radhësPara dhe pas editimit, ja sa ndryshe janë në të vërtetë këto modele Instagrami