Shikoni çfare i “punon” Jonida Maliqi të ëmës

0

Këngëtarja e famshme dhe shumë e dashur për publikun gjatë ditëve të izolimit është treguar shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo publikon vazhdimisht foto/video në rrjete sociale, siç ka bërë dhe së fundmi.

Jonida ka vendosur t’i bëjë një “lojë” të vogël mamasë së saj.

Ajo e ka telefonuar për t’i thënë se e kanë ndaluar në rrugë dhe e kanë gjobitur me 300 mijë lekë.

“Ua po fol njëherë me shefin e policisë, uaa qyqja qyqja“, dëgjohet përgjigjja e së ëmës.

Më pas Jonida i ka treguar se po bënte thjesht shaka. “Aman se më prishe gjakun”, i përgjigjet mamaja.

“Cuditem që serish bie pre e shakave të mia. Ok, serish e kishte hallin te paratë, por këtë herë me prishje gjaku”, shkruan me humor Jonida duke i shoqëruar fjalët me tagg-un #gjirokastritjaime 🙂

Artikulli i mëparshëmFutbollin e presin ditë të vështira. Tifozët mund të mos lejohen në stadium deri në 2021
Artikulli i radhësDrejtori i Policisë në Berat dhunon mjekun e urgjencës sepse nuk kishte leje të lëvizte