Pamjet që shihni vijnë nga vendi i krimit në Elbasan ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar me precedentë penale. Ngjarja ndodhi në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në një lokal në qendër të qytetit.
Eshte mësuar se pas një sherri me shishe dhe sende të forta, mbeti i vdekur Florian Lamçaj, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Raportohet se në komisariat mbahen të shoqëruar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Thuhet se Lamçja ishte person i dyshuar për disa vrasje me pagesë. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën p?r zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.