Dhëndri i Qazim Sejdinit në vrasjen e 40-vjeçarit Lamçe

0

Duket se në qytetin e Elbasani, bandat kriminale rivale kanë hapur një luftë të përgjakshme, e cila po korr shumë viktima.

Vetëm pak orë pas vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Regis Runaj, është gjetur i vdekur me plagë të rënda edhe 40-vjeçarI Florian Lamçe.

Lamçe është vrarë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’. Sipas policisë, vrasja e Lamçes është kryer me sende të forta pas një sherri të madh

Florian Lamçe së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin.

Për këtë arsye Lamçe pas plagëve të rënda ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç. Ky i fundit është një personazh i njohur jo vetëm nga policia si një eksponent i krimit në qytet, por edhe si dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Edhe Florian Lamçe është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i hetuar për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për “pengim të zbardhjes së të vërtetës” me 3 vite burg.

Artikulli i mëparshëmE vranë me shishe…., pamjet nga vendi i krimit në Elbasan. Ja çfarë thotë policia
Artikulli i radhësLufta me COVID-19/ SHBA ndihmoi Ballkanin me afro 10 milionë dollarë