Skandal në Kuvend/ Akuza: Janë falsifikuar firmat për ndryshimet kushtetuese

0

Ka nisur me një skandal dhe një denoncim të fortë séance e sotme në parlament në përfundim të së cilës pritet që të votohen ndryshimet kushtetuese.

Që në hapje të saj, deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi, se dokumentet parlamentare janë falsifikuar dhe nuk përmbajnë firmat reale.

Kurse Kujtim Gjuzi tha se dotë votojë kundër ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit dhe paralajmëroi deputetët e PS, se do të shkojnë në burg.

“Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithë-përfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha Alimadhi.

Edhe Gjuzi akuzoi se në fletë janë katër firma të falsifikuara.

Artikulli i mëparshëmRama jep edhe COVID-19 me koncension/ Gazetari: Do të vrasin njerëz!
Artikulli i radhës‘Gjysma e pacientëve në respirator ndërruan jetë’/ Studimi gjerman mbi vdekjet nga COVID-19