U infektuan në gjyq/ Katër të burgosur dalin pozitiv në Krujë

0

Në burgun e Zaharisë në Krujë janë konfirmuar katër persona pozitivë për koronavirusin.

Mësohet se të prekur janë dy persona mbi 60 vjeç si dhe dy më të rinj.

Sa i përket dy personave në të 60-at, ata janë dërguar në spitalin e burgut, ndërsa dy të tjerët në burgun e Shën Kollit. Mbetet ende e paqartë pse këta dy të burgosur janë transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.

ABC News mëson po ashtu se dyshohet se të burgosurit e kanë marrë virusin nga sallat e gjyqeve.

Artikulli i mëparshëmANALIZA/ Përtej rastit Fauçi: Kur qeveritarët përndjekin mjekët
Artikulli i radhësVrasja në Elbasan/ Kush është dhëndri i ish-kryebashkiakut socialist