Një denoncim i fortë vjen nga Berati. Bëhet me dije se Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, ka dhunuar mjekun e urgjencës së spitalit Edison Skendo!
Denoncimi është bërë nga ish-sekretari i PD Namir Lapardhaja i cili thotë se e gjitha ka ndodhur para drejtorisë së Policisë në sy të dëshmitarëve dhe shkak është bërë mungesa e lejes së lëvizjes së mjekut Skëndo dhe vëllait të tij.
“Drejtori i policisë Berat dhunon mjekun e urgjencës.
Drejtori i policisë së Beratit, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhunë ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve dhe që mban rreth vetes njerëz që u bëjnë presion fermerëve, vetëm pak minuta më parë nga dhunuar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji). Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve. Nga përgjigjet që mora nga disa dëshmitar të nisjes së konfliktit, më thanë se gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Drejtori ka goditur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar edhe më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjendet brenda ambienteve të DVP Berat dhe duhet një reagim i menjëhershëm që tē mos vijoi dhuna më tej e këtij njeriu”, shkruan Lapardhaja.
Sakaq, nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim për këtë ngjarje.