E dashura e mashtroi: Më tha jam gjyqtare te Krimet e Rënda, të zgjidh hallin që ke

0
This image has an empty alt attribute; its file name is amarilda-lekaaa-850x450-300x159.jpg

“Punoj si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe do të ndihmoj për hallin që ke”. E veshur bukur, bindëse dhe duke u prezantuar se njohjet e saj mbërrinin deri në Gjykatën e Lartë, prokuroria zbulon se si Amarilda Leka mashtroi sërish një qytetar.

Ndonëse e dënuar edhe më herët për mashtrimin e një shtetasi që i kishte premtuar se do t’i lironte të afërmin nga burgu, qelia nuk dha asnjë efekt mbi 34-vjeçaren. Dosja e dytë në ngarkim të saj, me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda iu dorëzua Gjykatës Penale këtë të martë. Amarilda Leka, 34 vjeç nga Përmeti thotë prokurori u kallëzua nga Bajazit Zeneli, të cilit vajza, dikur sekretare e Milena Haritos i ka marrë 60 mijë euro. E pandehura i premtoi se do ta ndihmojë në shkallë të ndryshme të Gjyqësorit.

“Për të dëgjova nga të afërmit që njihnin të dashurin e saj, J.G i cili i kishte thënë se do ta ndihmonte Amarilda për të nxjerrë kunatin nga burgu.

“Në vende të ndryshme Amarilda më mori shuma të ndryshme. E besova ndaj dhe i dhashë shumë për të nxjerrë nga burgu kunatin. Ai është dënuar nga Krimet e Rënda, ajo më tha se ishte gjyqtare te Krimet dhe se do njihte gjyqtarë në Gjykatën e Lartë”, rrëfen viktima e juristes.

Sipas dokumentit, Amarilda i shmangej më pas takimit si dhe nuk ia kthente më paratë.

Çfarë thotë i dashuri i saj

J.G ka treguar para prokurorëve se e ka njohur Amarildën në rrjetet sociale përmes “Facebook”. M’u prezantua si gjyqtare. Më tha ka mbaruar shkollën në Amerikë dhe se kur ishte kthyer në Shqipëri ka punuar si sekretare pranë një ish-ministreje emrin e të cilës nuk e mbaj mend”, rrëfen partneri i saj.

Krahas njohjes, në një nga ditët ai është takuar me të afërmin e tij që ka kërkuar ndihmë “kam një mikun e babait tim që ka një hall, të lutem bisedo ta ndihmosh”, kujton i riu.

Amarilda i tha “dua të bisedoj me të”. Sipas prokurorisë herën e dytë të takimit me “gjyqtaren” sërish është biseduar për të shpëtuar të burgosurin nga burgu. Herën e katërt të takimit “gjyqtares” i është dorëzuar valixhja me para. Në ditët në vazhdim teksa Amarilda Leka u takua me Bajazitin edhe tre herë i përsëriti “çdo gjë është OK. Është e mbaruar është në rregull”.

Prokurori shpjegon në kërkesën për gjykim se përveç këtyre veprimeve ka administruar edhe vendimet e dënimit për shtetasin A.M, i shpallur fajtor për gjakmarrje të mbetur në tentativë, vrasje me dashje lidhur me një krim tjetër dhe armëmbajtje. Nga kërkesat e përcjella një varg institucioni gjyqtarja e rreme nuk kishte asnjë llogari bankare dhe asnjë pasuri si dhe nuk kishte kryer asnjë transaksion. “Nga përgjigjet e dërguara nga Doganat – Amarilda Leka nuk ka kryer asnjë zhdoganim”, e mbyll hetimin prokurori i çështjes.

Por Amarilda Leka jep alibinë e saj. Si fillim ajo mohon të ketë qenë e fejuar me J.G. “Jam takuar disa herë me të për të pirë kafe, ndërsa Bajazitin nuk e njoh.

Gjatë këtyre viteve kam punuar në restorantin e babait tim, Gjergji Leka”. Edhe gjatë seancës së ripyetjes, juristja këmbëngul se me J.G kishte njohje shoqërore dhe se nuk e kishte partner. “Ai nuk më ka kërkuar kurrë të ndërhyj në gjykatë apo prokurori për të liruar ndonjë të burgosur. Madje gjatë kohës që shoqërohesha me të ai bleu një makinë luksoze, një orë carier dhe një varëse floriri me vlerë të konsiderueshme. E pyeta për këto shpenzime, pasi ai nuk kishte punë, ndërsa mbaj mend që dërgoi edhe prindërit me pushime në Turqi dhe ai më tha – këto para m’i kishin borxh.

Për këtë shkak prokuroria ka ripyetur sërish të dashurin e saj që ka thënë të njëjtat gjëra, që nga njohja në FB e deri te daljet e tyre.

“Dolëm xhiro me makinën time audi A8 viti i prodhimit 2005. Bëmë muhabet për t’u njohur, më tha që jetonte me prindërit, se kishte përfunduar shkollën në USA. Më tha që ishte bërë gjyqtare pas punës te një ministre. Takoheshim përherë rreth orës 1.30 apo 16.30 sepse ajo ishte në punë dhe nuk kishte mundësi të lëvizte përpara këtij orari.

Disa herë nga takimet që kisha me të e merrja pranë stacionit të trenit, pasi ajo më thoshte – po dal nga puna, hajde më merr pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Mbaj mend se Amarilda më tregoi që kishte shofer personal, të cilin ia kishte caktuar puna. Gjatë bisedave që pija në kafe me Amarildën iu shpreha se kisha problem me pronat dhe ajo më tha “më jep dokumentet t’i studioj dhe të shoh nëse mund të bëj diçka”.

Grupi i hetimit shpjegon më tej këto veprime mes të dyve, por më pas edhe pyetjen e babait të vajzës, Gjergj Leka e kreu për të sqaruar pozicionin e dyshuar e për t’u bindur se ajo e kishte kryer mashtrimin. I riu me shumë gjasë është edhe vetë i mashtruar, thotë një burim i policisë, përderisa nga evidencat tona rezulton që ai është marrë me aktivitet tregti ushqimore, piceri dhe telemarketing. Ai nuk është i skeduar, ndërkohë që 34-vjeçarja ka një historik mashtrimi të mëparshëm.

Mbi këto të dhëna, por edhe pyetjen e personave të tjerë prokuroria dërgoi në gjykatë vetëm gjyqtaren e rreme.

Vëllai i të burgosurit

Prokuroria shton me detaje të gjithë emrat e personave që pyeti dhe që futi në kurth juristja. Vëllai i të burgosurit pranon se ka dorëzuar te kushëriri 60 mijë euro përmes dy kësteve, njëherë 45 mijë euro dhe herën tjetër shuma e dytë. “Pas disa muajsh komunikova në telefon me Bajazitin për vëllain, pasi nuk po ndodhte asgjë. Më tha – më gënjeu një grua, m’i mori lekët dhe nuk na bëri punë. Por unë nuk e di se kush ishte ajo dhe kush i mori paratë”.

Artikulli i mëparshëm“O zot i madh kush mi voton ligjet mu!”, gazetari vë duart në kokë pasi u bën pyetjen provokative deputetëve, godet sërish deputetja e ‘kërpëratës’
Artikulli i radhësSTUDIMI: Arsyet pse prindërit posesivë duhet të bëjnë një hap prapa