Të infektuar me Covid-19 në katër skuadra, situatë alarmante në futbollin spanjoll

0
F1280x720 11547 143222 8027

Covid-19 po përhapet me shpejtësi në futbollin spanjoll. Mediat iberike flasin tani për “alarm”, pasi vetëm jatë kësaj jave katër skuadra kanë njoftuar për lojtarë të infektuar me Coronavirus. Pas Mariano Diaz të Real Madrid, Sevilla konfirmoi pozitiv mesfushorin Nemanja Gudelj.

Nemanja Gudelj Siviglia Positivo

Po ashtu, edhe dy skuadrat e Ligës 2, Almeira dhe Fuenlabrada janë prekur nga virusi. Të gjithë personat pozitivë janë izoluar, por kaq nuk mjafton për të qetësuar situatën. Kjo për shkak se Real Madrid dhe Sevilla do të luajnë respektivisht në Champions dhe Ligën e Europës.

Rivalët e tyre, Manchester City dhe Roma janë shqetësuar, ashtu si UEFA, e cila po monitoron me imtësi këtë situatë. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë të dhënë se raundi final I dy kompeticioneve më të mëdhenj të futbollit europian për klube të rrezikohet. Ndeshja e kthimit mes Manchester City dhe Real Madrid në 1/8 e Champions është konfirmuar, ashtu si edhe udhëtimi i Sevilla dhe Romës drejt Gjermanisë, ku do të zhvillohet akti i fundit që do të mbyllë këtë edicion në Ligën e Europës.

Artikulli i mëparshëm“Traditë, art, elegancë, shkëlqim, inovacion”: Juventus prezanton fanellat e reja
Artikulli i radhësOzil do të vazhdojë ta marrë rrogën e majme te Arsenali edhe për një sezon