Tayna u ndërton shtëpi të re prindërve të saj

0
Foto: Tayna/Instagram

Ndonëse në moshë të re, reperja Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna, ka arritur suksese të shumta në industrinë muzikore shqiptare.

Të ardhurat e mira nga muzika duket se ia lejojnë artistes që të bëjë një jetë mjaft të mirë luksoze dhe të bëjë investime familjare.

Këtë e ka treguar më së miri përmes një imazhi të fundit të hedhur në InstaStory, ku ka shfaqur punimet që po kryhen në shtëpinë e re, që ajo po u ndërton prindërve të saj.

Në nder të kujdesit prindëror dhe përkushtimit që kanë treguar ndaj rritjes së vajzës, Tayna ka vendosur që t’i gëzojë prindërit e saj me një shtëpi të re.

“Vetëm 23 vjeçare dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Mirënjohëse”, ka shkruar reperja në InstaStory.

Mësohet se shtëpia e re e familjes Shala do të jetë një shtëpi mjaft luksoze me pishinë, kostoja e së cilës do të shkojë në 300 mijë euro.

Tayna është vajzë e vetme e dy prindërve të saj dhe është rritur në Prizren.

Artikulli i mëparshëmNjë studim shkencor pretendon se mosha juaj ndikon në mënyrën se si e shihni këtë iluzion të famshëm optik
Artikulli i radhësVideo/ Shkrumbohet makina me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe VIP-a të tjerë, si është gjendja e tyre