Sikurse gjatë ditëve të fundit, edhe sot në Kosovë ka pasur temperatura të larta gjatë ditës, ndërsa pasdite qytetarët janë habitur më kapriçot e motit.
Pavarësisht se së fundmi ka pasur luhatje për çështje orësh të temperaturave, sot në Komunën e Drenasit ka rënë breshër.
Këtë e dëshmojnë edhe pamjet në Nekovc të Drenasit ku shihen kokrra të mëdha breshëri sa një top tenisi.
Një dukuri e tillë ka shkaktuar edhe dëme materiale si xhama mjetesh e banesash të thyer apo dëmtime në të mbjella.