Shkencëtarët kanë zbuluar dy simptoma të reja që lidhen me koronavirusin, por që nuk ishin evidentuar më parë tek pacientët. Sipas “The Guardian” disa të sëmurë me COVID-19 kanë shfaqur simptoma të tilla si humbja e dëgjimit, dhe rënia e flokëve.
“Ne kemi parë disa njerëz që e raportojnë atë, por nuk e dimë nëse është domethënëse apo jo” – tha Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London dhe studiues kryesor i studimit të simptomave Covid-19
Ndërsa virusi mund të jetë fajtor, ekspertët thonë se ka edhe shpjegime të tjera.
“Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19″, – tha Dr Tanya Bleiker, Nënkryetar i rajonal i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.
Një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.
Sidoqoftë, në punën e mëvonshme nga i njëjti ekip gjetën 16 nga 121 pacientë të pranuar në spital me Covid-19 të cilët raportuan ndryshime në dëgjimin e tyre tetë javë pas shërimit.
Kevin Munro, profesor i audiologjisë në Universitetin e Mançesterit, i cili drejtoi studimin, tha se ai kishte marrë postë elektronike nga njerëz që raportonin probleme dëgjimi pasi kishin Covid-19.
“Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull” tha ai, duke shtuar se Covid-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré – një gjendje që prek nervat dhe është e lidhur deri te neuropatia dëgjimore.
Por Munro tha se vlerësimet e dëgjimit për 16 pacientët ishin të nevojshme, si dhe studime që shikojnë se sa kohë mund të zgjasin ndryshimet e dëgjimit.