STUDIMI i firmave ndërkombëtare: Moda e së ardhmes do të jetë padyshim ekologjike

0
This image has an empty alt attribute; its file name is moda-uomo-green-sostenibile-The-Green-Polo-Brooksfield-300x172.jpg

Sipas një studimi të fundit nga firma ndërkombëtare “McKinsey”, ‘risia e përgjegjshme’ do të jetë një nga dhjetë tendencat në epokën Covid-19. Kërkimet zbulojnë se më shumë se 65% e konsumatorëve janë të interesuar për ato që quhen blerje të zgjuara ku mendohet se 20% e tyre do të përqendrohen të blejnë gjëra të bëra me materiale ekologjike.

Në 2018, moda ekologjike ishte në qendër të vëmendjes në të gjithë botën, si në sajë të impaktit pozitiv tek yjet ndërkombëtarë dhe falë gumëzhitjeve në mediat sociale.

Këtë vit, Lyst, platforma globale e modës pati një rritje prej 47% të kërkimeve globale për veshje ekologjike, të cilat ishin artikujt të ndryshëm si lëkura vegane apo pambuku organik.

Marka Milanese “Serapian” ka nxjerrë koleksionin e parë ekologjik.

Koleksioni përfshin një portofol, një mbajtëse karte, një qese për maskat me filtër dhe një çantë të vogël për të futur gjërat e nevojshme. Me një përmbajtje të lartë të bimëve dhe materialeve të riciklueshme, eko-lëkura e “Serapian” është tërësisht e punuar me dorë në Itali dhe të katër modelet janë në dispozicion në dy ngjyra, të zeza dhe vishnje.

POLO nga ana tjetër ka nxjerrë tre këmisha me mëngë që përfaqësojnë barin, ujin dhe rërën. Këto janë ngjyrat që këmishave me mëngë kanë.

Një koleksion ekskluziv i bërë me respekt të plotë për mjedisin.

Në fakt, pambuku që përbën koleksionin është organike, e çertifikuar nga GOTS (Global Organic Textile Standard), më e mira në botë për fibrat organike.

Paketimi është një zarf i bërë nga letra të riciklueshme që mban një pullë ku shkruhet: Made In Italy, Pambuk Organik, Bojë Natyrore, ekologjike. Më gjelbër se kaq?

Ndër markat “jeshile” me më shumë popullaritet është padyshim “Veja”.

Me atlete të bëra me lëndë të parë nga bujqësia organike dhe ekologjike, pa kimikate ose procese ndotëse ku dhe renditet e para në markat më të dëshiruara në Instagram. Kërkimet në Lyst për atletet ekologjike të “Veja” janë rritur me 113% vit pas viti, sigurisht edhe falë një reklame të jashtëzakonshëm që bëjnë Princ Harry dhe Meghan Markle.

Për më tepër, pushtimi i plastikës dhe ndotja e deteve nuk ka lënë askënd indiferent e as më pak stilistët e veshjeve sportive të cilët gjithë kohës kanë nxjerrë në treg atletet me konceptin ‘eko-atlete’ të bëra përmes ripërdorimit të materialeve të riciklueshme dhe mbeturinave të prodhimit.

Mesazhi është i qartë dhe i fortë. “Ulni ndotjen, bëni prodhimin industrial më të gjelbër dhe riktheni në jetë kreativitetin.”

Gjithmonë i integruar në mënyrë të përsosur me natyrën dhe mjedisin përreth, ”Timberland” kthen vëmendjen drejt qëndrueshmërisë, një hap që karakterizoi fillimin e koleksionit të këpucëve të quajtur “ReBotl”.

Emri rrjedh nga teknologjia e përdorur dhe përfshin 5 lloje të ndryshme këpucësh. Kjo teknologji e prodhimit është në gjendje të riciklojë plastikë jo biodegradueshme e cila bëhet “Rebotl”.  Përdoren rreth 6-8 shishe plastike, në varësi të modelit, për të ndërtuar pjesën e sipërme të këpucës.

Mesa duket, së shpejti moda ekologjike do jetë trendi.

Artikulli i mëparshëmEkspertët amerikanë: Përfundmisht ja kur mund të jetë e disponueshme vaksina kundër Covid-19
Artikulli i radhës“Skandal në nivelin e një turpi kombëtar”, PD reagon pas lajmit se një ish-veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri në bazë të fletë-arrestit serb