Mbytet 68-vjeçari në Zvërnec të Vlorës

0

Një 68-vjeçar është mbytur në bregdetin e Vlorës, në Zvërnec, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut” rreth orës 10:30.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasit S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Artikulli i mëparshëmVideo/ Teuta ‘fik’ Tiranën e Skënderbeun me një ndeshje: Martini i merr Kupën kampionëve në shtëpi
Artikulli i radhësShkodër/ Një 28-vjeçar humb jetën nga koronavirusi