Shkodër/ Një 28-vjeçar humb jetën nga koronavirusi

0

Një djalë i ri 28-vjeç është bërë viktima e radhës e koronavirusit në vend.

Mësohet se ai quhet Anton Çuni. Lajmin e bën me dije në Facebook, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut.

Antoni punonte elektriçisti dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.

Postimi në rrjetet sociale nga “OSHEE Rajoni Shkodër”: 

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe🙏

oshee shkoder virusi
Artikulli i mëparshëmMbytet 68-vjeçari në Zvërnec të Vlorës
Artikulli i radhësPakujdesi e Avdullah Hotit me Covidin? Në Kosovë i kërkojnë dorëheqjen (Reagimet)