A është Rusia kaq afër vaksinës?

0

BBC

Rusia po përparon me shpejtësi drejt vaksinës së koronavirusit, duke punuar me kompani nga Brazili dhe India për prodhimin e saj në ‘sasi shumë të mëdha’.

Kirill Dmitriyev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte tha se pritet që vaksina të regjistrohet në 10 ditët e ardhshme.

Ai tha se raportimet në Perëndim se vaksina mund të jetë e pasigurt janë shembull i ‘konkurrencës së pandershme’.

Rusia synon që të prodhojë vaksinat më masë në shtator. Ata kanë më shumë se një vaksinë gati për prodhim.

Por dr. Elisabetta Groppelli, virologe dhe lektore e shëndetit global në Universitetin e Londrës tha për BBC se nuk është ofruar akoma asnjë e dhënë për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

“Eshtë mjaft shqetësuese që pretendimet janë bërë pa treguar të dhëna,” tha ajo.

Komuniteti shkencor ndjen se ka një element nxitimi- ndoshta duke i anashkaluar disa hapa- kur bie fjala te vaksina e Rusisë, shtoi ajo.

Artikulli i mëparshëmDeklaroi në ‘CNN’ se COVID-19 është ‘përhapur jashtëzakonisht shumë’/ Trump kritikon eksperten Birx
Artikulli i radhësAlarmi i specialistëve: Koronavirusi po ecën në rrugën e ‘Gripit Spanjoll’