Alarm në Spitalin e Beratit. Mësohet se është infektuar me Covid-19 mjeku kirurg çka ka sjellë si pasojë edhe mbylljen e Repartit të Kirurgjisë. Mjeku 40-vjeçar është dërguar drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, të gjithë punonjësit e Repartit po i nënshtrohen tamponit.
Kirurgu 40-vjeç E.Q,pas shenjave të infektimit me koronavirus ka kryer tamponin, përgjigjia e të cilit ka rezultuar “pozitive”. Menjëherë pas kësaj,është alarmuar jo vetëm stafi i mjekëve e infermierëve të Repartit të Kirurgjisë, por edhe i gjithë Spitali Rajonal i Beratit.
Mësohet se mjeku kirurg është trasportuar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar pasi 40-vjeçari E.Q vuan edhe nga diabeti. Pas konfirmimit “pozitiv” të kirurgut, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektoriati i Higjenës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë dhe kanë kryer edhe dezinfektimin e sallave të operacionit dhe ambienteve të tjera të Repartit.
Mësohet se stafi mjekësor i është nënshtruar kryerjes së tamponeve, edhe pse nuk konfirmohet nga askush brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat sesa është numri i personelit shëndetësor që ka kryer tamponin dhe si po vijon hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit që ka pasur mjeku kirurg, familja e të cilit është vetëkarantinuar në banesë.