OBSH i del në krah Kinës: COVID-19 mund të mos e ketë origjinën në Wuhan

0
This image has an empty alt attribute; its file name is obsh-1-300x169.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dalë në krah Kinës, duke deklaruar se koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan.

“Fakti që rastet e para me Covid-19 u evidentuan në Kinë, nuk do të thotë se sëmundja e pati origjinën atje”.

Kështu u shpreh eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.

Deklarata erdhi pak pasi një ekip i OBSH që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së Covid-19.

“Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Ëuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Ëuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”, tha ai.

Organizata përsëriti thirrjen për zbatimin rigoroz ta masave të tilla si mbajtja e maskës, distancimi social e larja e duarve.

Sipas vlerësimeve të OBSH niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%.

Artikulli i mëparshëmDyshohej se kishte vdekur, 40 vjeçari gjendet pas 5 vitesh i fshehur në pyll
Artikulli i radhësJa çfarë fjalësh zgjodhi Mbretëresha për të uruar Meghan Markle me rastin e ditëlindjes