Kur çmimet e naftës u ulën nën zero më shumë se tre muaj më parë, ato i lanë tregtarët në stres në të dy anët e Atlantikut, por për Vega Capital London me qendër në Londër, kjo ulje e çmimesh u dha një fitim prej 500 milion dollarësh, raportoi Bloomberg të martën.
Me hapësirën e depozitimit të kufizuar falë kërkesës së ulët për shkak të bllokimeve të koronavirusit, tregtarët nxituan të shesin kontratat e tyre, me disa syresh që paguanin të tjerët t’iu hiqnin nga duart naftën e blerë.
Bloomberg raportoi, duke përmendur njerëz me njohuri mbi çështjen që preferojnë të mbeten anonim, se një numër i tregtarëve të Vega shitën kontratat e majit pak përpara se çmimet të uleshin, duke marrë fitime kolosale.
Me afrimin e kohës së shlyerjes, tregtarët Vega raportohet se shitën kontratat e WTI në unison, duke kontribuar në presionimin e mëtejshëm të çmimit. Kjo është një strategji e praktikuar shpesh nga tregtarët e Vega, tha burimi anonim për Bloomberg.
Shitësit e Vega thuhet se kanë bashkëpunuar me një largim masiv të blerësve duke bërë që kontratat e majit të rrëzoheshin nga afro 10 dollarë gjatë pasdites në zero dollarë rreth orës 02:00. ET, dhe për t’u vendosur përfundimisht me – 37 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës kanë filluar një rikuperim dramatik që nga flirtimi i tyre me territorin negativ, pasi ekonomitë u rihapën dhe ulja e prodhimit të OPEC hyri në fuqi. Të dy standardet kryesore të naftës WTI dhe Brent, tani po tregtohen mbi 40 dollarë për fuçi.
Lexo edhe: Spanjë: Turizmi në kolaps, 97,7 % më pak të huaj si pasojë e COVID-19
Bursa për datën 4 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 381.00 | + 1.50 |
DIESEL | 370.00 | + 0.75 |
BRENT | 44.18 | + 0.13 |
©aktualitet.al