Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytetin e Libanit. Për pasojë të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3,000 të tjerë janë lënduar në Beirut.
Pamjet e publikuara në mediat tregojnë shkatërrimin dhe lëndimet në njerëz që shpërthimi la pas.
Ndërsa filmohej nusja, në një moment toka tronditet dhe më pas personi që po mbante kamerën zhvendoset dhe në rrugë shihet pluhuri i ngritur në ajër.
Për shpërthimin nuk ka ende një shkak zyrtar, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për incident në një magazinë ku mbaheshin lënde plasëse me rrezikshmëri të lartë shpërthimi. /abcnews.al/