Sipas “France Football”, Kristiano Ronaldo po konsideronte një kalim tek skuadra e PSG-së janarin e kaluar, por bisedimet mes portugezit dhe klubit francez u ndërprenë për shkak të pandemisë Covid-19. Ronaldo pritet të qëndrojë tek Juventusi edhe gjatë sezonit 2020-2021, por mediat pretendojnë se ish-sulmuesi i Real Madridit kishte nisur bisedimet me PSG-në.
“France Football” pretendon se Ronaldo dëshiron të lërë Juventusin dhe të transferohet tek PSG. Sipas mediave pandemia e Koronavirusit ndërpreu bisedimet mes Ronaldos dhe klubit francez, dhe portugezi qëndroi në Torino.
Lajmi i bujshëm vjen vetëm pak ditë para përballjes që Juventusi luan në Champions kundër Lionit, ku sfidën e parë e kanë humbur 1-0.