A mund të jetë dheu kura për obezitetin?

    0

    Sipas një studimi të ri, të hash një lloj dheu bashkë me vaktin tuaj mund të ndihmojë në parandalimin e obeziteti, duke e shpërndarë yndyrën nga trupi juaj.

    Studiuesit australianë zbuluan se minjve obezë që hëngrën një lloj argjile, u shërbeu kjo dietë për humbjen e peshës.

    Pra, minjtë që hëngrën këtë lloj dheu u dobësuan më shumë se ata që morën ilaçe për dobësim.

    “Shko hani dhé” nuk është një frazë e re apo një fenomen.

    Ka të dhëna nga grekët e lashtë, të cilët shikonin tokën dhe thoshin, “Ky duket si ushqim.”

    Dhe të famshëm si Shailene Woodley dhe Elle Macphereson kanë përdorur këtë mënyrë, duke ngrënë dhé toke për detoksifikim.

    Për këtë arsye, kërkimet e reja shkencore sugjerojnë se një mënyrë për të luftuar mbipeshën është t’i shtoni pak përbërje dheu vaktit tuaj.

    Hulumtimet antropologjike sugjerojnë se kjo është pikërisht arsyeja pse njerëzit janë tërhequr gjithnjë ndaj dheut. Gjatë gjithë historisë, njerëzit duket se kanë ngrënë dhé kur kanë ndjerë një ankth në stomak.

    Po ju do ta bënit nëse do ta dinit me siguri rezultatin?

    Artikulli i mëparshëmObeziteti që nuk përcaktohet nga pesha/ Mjekët japin udhëzimet e reja
    Artikulli i radhësShifrat / Ndikimi i pandemisë tek industria e reklamave, kush ‘fiton’ dhe kush ‘humbet’?