Babai i sekretares së kryebashkiakut, rasti i parë me koronavirus në Skrapar

0

Katër rastet e djeshme të konfirmuara me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmojnë zyrtarisht edhe rastin e parë dhe të vetëm të infektuar më koronavirus në qytetin e Skraparit, që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19.

I infektuari është një 67-vjeçar, banor i qytetit të Skraparit që rezulton të jetë babai i sekretares së Kryetarit të Bashkisë Skrapar. Konfirmimi i këtij rasti ka vënë në alarm bashkinë, ndërkohë që sekretarja është vetëkarantinuar në pritje të testimit.

Artikulli i mëparshëmAnaliza/ Edi Rama i’a “ngjiti” koronën Ogerta Manastirliut
Artikulli i radhësSot, 58-vite nga vdekja e Marilyn Monroe