Suedia, një nga vendet që shmangu masat e forta të bllokimit dhe karantinën gjatë pikut të pandemisë Covid-19, raportohet të ketë pësuar dëmin më të vogël në ekonomi krahasuar me të tjerët.
Sipas të dhënave ekonomia suedeze u tkurr 8.6% në periudhën prill-qershor krahasuar me tre muajt e mëparshëm.
Vlerësimi i zyrës suedeze të statistikave tregoi se ekonomia vendase kishte reaguar më mirë sesa vendet e tjera të BE-së që morën masa më të rrepta ndaj koronavirusit.
Bashkimi Evropian pati një tkurrje prej 11,9% për të njëjtën periudhë, ndërsa pati dhe vende të veçanta që shfaqën rënie më të madhe, me Spanjën që pa një tkurrje ekonomike prej 18.5%, ndërsa ekonomitë franceze dhe italiane u kontraktuan përkatësisht me 13.8% dhe 12.4%.