Koronavirusi ‘bën namin’ tek Ajaxi, 13 raste pozitive

0
Koronavirusi ‘bën namin’ tek Ajaxi, 13 raste pozitive

Ajax ka konfirmuar se një pjesë e lojtarëve dhe stafit e kanë kaluar COVID-19, ndërsa “De Telegraf” raportoi se në klubin holandez ka pasur 13 raste të reja.

Sipas kësaj gazete, 13 nga 90 teste kanë rezultuar pozitivë në radhët e kampionëve të Holandës.

Zyrtari i Ajaxit, Mihel Brinkshuis, konfirmoi se për momentin të gjithë të prekurit janë asimptomatikë dhe pranon se disa lojtarë dhe pjesëtarë stafi e kanë kaluar virusin.

Të infektuarit janë të karantinuar në shtëpitë e tyre.

Artikulli i mëparshëmS’ka surpriza, Inter dhe Manchester United kualifikohen në çerekfinalet e Europa League
Artikulli i radhësAvion privat dhe shtëpi në qendër të Romës, Igli Tare kërkon të joshë një kampion