PAA: Shqipërisë i duhet një plan rimëkëmbjeje realist dhe eficent kundër krizës ekonomike

0
Paa1

PAA bazuar edhe në analizën dhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë lidhur me gjëndjen, risqet dhe sfidat e vështira të ekonomisë shqiptare vlerëson se është urgjent prezantimi i një plani konkret të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare.

“Plani duhet të ketë objektiva të qartë të reduktimit të rënies së ekonomisë, të efekteve pozitive të politikave respektive antikrizë, të objektivave dhe efekteve të çdo politike monetare, fiskale, strukturore në uljen e papunësisë dhe varfërisë, në shkurtimin e kohës për rritje ekonomke dhe uljes së risqeve mbi stabilitetin financiar të vendit”,- sqaron PAA.

PAA vlerëson se kjo është jetike për të reduktuar pasiguritë dhe paqartësitë për të ardhmen, “të cilat shtohen edhe nga situata e vështirë politike dhe nga përhapja masive e zjarreve në shumë pjesë të Shqipërisë. Plani emergjent i rimëkëmbjes nuk mund të jetë një set parimesh dhe politikash të pamatshme, ai duhet të qartësojë llojet dhe përmasat e ndërhyrjeve shtesë nëpërmjet politikave monetare, politikave fiskale por edhe në reformat strukturore që lehtësojnë rritjen e konsumit dhe investimeve individuale, të biznesve dhe të buxhetit të shtetit”,- thuhet ndër të tjera.

“Një mbështetje më e qartë, më e plotë dhe e implementueshme është kritike në këtë moment për të papunët, për të varfërit dhe për kompanitë që mbajnë jo më pak se 80% të numrit të punëtorëve përpara krizës së Covid-19. Mos-harmonizimi apo vonimi në kohë i bërjes efiktive dhe eficente e këtij plani rrezikon të thellojë rënien, të pengojë ringritjen dhe të vonojë periudhën e rikthimit tek rritja e shëndetshme ekonomike.

Me këtë vendim politika monetare e BSH “ngrin” përkohësisht thellimin e politikës monetare, çka krijon premisa për përdorimin e saj efektiv nëse situata përkeqësohet. Por kjo periudhë duhet ti shërbejë BSH që të identifikojë dhe reduktojë pengesat në transmetimin në ekonominë reale të politikave monetare por edhe të politikave fiskale dhe duhet ti rekomandojë qeverisë një theks të veçantë në reformat, politikat dhe instrumentat konkrete që reduktojnë pasiguritë, paqartësitë dhe kostot shtesë që vijnë edhe nga kriza politike në vend, nga pengimi apo vonimi i procesit të integrimit europian dhe nga problemet e keq-administrimit të krizës në nivel mikro, keq-administrim që prodhon kosto shtesë tek tatim-paguesit, huamarrësit dhe konsumatorët”,- sqaron PAA.

Artikulli i mëparshëmRama publikon pamjet nga Rruga e Arbrit, ja çfarë ka mbetur ende pa u bërë (Video)
Artikulli i radhësMeta kujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë me fjalët e Ismail Kadaresë: Atdheu është i dashur, edhe kur është i varfër!