Vrasja në Gjirokastër/ Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit në polici: Gëzimi më shau dhe më qëlloi i pari, unë…

0
Policia E Gjirokastres Ok 1526301762 7606897

Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit Mihal Thimjo që vrau me sende të forta ortakun e tij, Gëzim Saraçi 57 vjeç, teksa udhëtonin në kamionçinën e këtij të fundit.

Përpara policisë, Thimjo ka deklaruar që Saraçi e ka sharë dhe ofenduar, madje e ka goditur i pari.

“Më shau, më ofendoi më tha se ju kaurët e qelbur keni bërë me shumë lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi”,- ka pohuar ai në polici.

NGJARJA
Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorim të sendeve të forta dhe i ka marrë jetën një 57 vjeçari në fshatin Zagori të Gjirokastrës. Mihal Thimjo 33 vjec dhe Gëzim Saraçi 57 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me një kamionëinë në aksin rrugor rural Polican-Suhë dhe në ecje e sipër janë konfliktuar për motive të dobëta.

Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe 33 vjeëari ka goditur me levë Gëzim Saraçin duke e lenë të vdekur. Pas vrasjes autori Mihal Thimjo ka telefonuar familjarët e tij dhe iu ka thënë se e kishin qëlluar. Kanë qenë familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit, por asnjë gjurmë të të afërmit të tyre.

Autori, i cili ishte edhe vetë i plagosur u largua nga vendi i ngjarjes por u kap nga policia pas 6 orë kërkimesh pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”. Sipas policisë, 2 personat kishin njohje familjare me njëri- tjetrin dhe punonin bashkë me skrep për hapjen e varrezave. Dyshohet se një konflikt për punën që bënin ka qenë shkaku i zënkës mes tyre.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Turisti theu skulpturën e vitit 1805 për të bërë një foto në muze
Artikulli i radhësVIDEO/ Merr flakë në ecje autobusi në Paskuqan