Pas disa javësh në rritje të infeksioneve me koronavirus në të gjithë botën, kanë ardhur edhe shenjat e para që përhapja po fillon të ngadalësohen. Së fundmi në mediat e huaja është publikuar edhe një grafik i rasteve të reja të infeksioneve që po fillon të ulet ose janë të prirur të ulen.
Në SH.B.A., numri i përgjithshëm ditor i infeksioneve të reja ka mbetur kryesisht i qëndrueshëm për javën e kaluar, ndërsa në zonat e nxehta Spanjë dhe Itali ka rënë.
Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, tha që ka arsye për të qenë optimistë – por që vendet si Britania e Madhe, Rusia dhe Bjellorusia do të vazhdojnë akoma të shqetësojnë me situatën e tyre.
“Javët e ardhshme do të jenë kritike për Evropën,” shtoi ai, ndërsa paralajmëroi se çdo veprim për t’i dhënë fund bllokimeve duhet të merret gradualisht.