Shpërthen murtaja në Kinë, erdhi nga konsumi i kësaj kafshe

0
Chinese man diagnosed with bubonic plague after eating wild rabbit

Autoritetet në Kinë kanë izoluar një fshat të tërë pasi një banor ndërroi jetë nga murtaja bubonike. Sipas CNN, sëmundja shumëshekullore është përgjegjëse për pandeminë më të rëndë në historinë njerëzore.

Vdekja u raportua të dielën dhe viktima u konfirmua se vuante nga murtaja bubonike. Autoritetet në Kinë nuk treguan se nga e mori murtajën viktima, por izoluan fshatin dhe nisën dezinfektimin. Kontaktet e viktimës janë vendosur në karantinë. 

Murtaja shkaktohet nga bakteret dhe transmetohet përmes pleshtave dhe kafshëve të infektuara. Kjo sëmundje vrau rreth 50 milionë njerëz në Europë në Mesjetë.

CNN raporton se në këtë rajon të Kinës shfaqen në mënyrë të vazhdueshme raste të murtajës. Mendohet se ato vijnë për shkak të konsumit të marmotave, një kafshë e vogël e ngjashme me ketrin, por që jeton kryesisht në tokë dhe jo nëpër pemë.

Muajin e shkuar u regjistruan dy raste të dy vëllezërve që kishin konsumuar mish marmote. Banorët e kësaj zone konsumojnë veshkat e gjalla të marmotës pasi besojnë se sjellin shëndet të mirë. Marmotat mendohet se shkaktuan shpërthimin e vitit 1911 në këtë zonë, që vrau të paktën 63 mijë njerëz.

Artikulli i mëparshëmKy rrjet social do të dekonspirojë llogaritë dhe njerëzit e lidhur me qeverinë!
Artikulli i radhësUlet popullsia/ Dibra humbet një deputet, si lëviz mandati