Valë e dytë e pandemisë së koronavirusit në vjeshtë? OBSH-ja jep paralajmërimin e fortë

0

Një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë sesa një hipotezë, është një siguri”. Kështu deklaroi Walter Ricciardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Deri kur mos të kemi një vaksinë do të ketë valë të tjera, ose, shpresojmë, vatra të vogla të tjera epidemike. Për këtë, është shumë e rëndësishme mos të përshpejtohet me hapjen e qyteteve. Në rast të kundërt, valën e dytë rrezikojmë ta kemi para verës”

“Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderve politikë botërore”, vijon Ricciardi, “do të ndikojnë mbi popujt e tyre. Nëse ka pasur shumë viktima krahasuar me të tjerët është sepse vendimet janë marrë ose vonë ose në mënyrë të gabuar. Shembulli më i qartë është Britania dhe SHBA-ja, ku qeveritë nuk i kanë dëgjuar këshillat e shkencëtarëve dhe kanë reaguar në mënyrë ekstremisht të vonë. Por, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë komandimi unik dhe një raport i drejtë mes politikës dhe institucioneve mirëfunksionuese, gjërat shkojnë më mirë”, tha Ricciardi.

“Deri kur mos të regjistrohet një imunitet i masës që vjen favorshëm prej vaksinës, do të kemi një fazë bashkëjetese me virusin. Shpresojmë që të jetë një bashkëjetesë me muaj dhe jo me vite, por do të ndodhemi përballë një normaliteti të ri. Masa më e rëndësishme do të jetë distancomi fizik, distancomi mes njerëzve që nuk janë të bindur për gjendjen e tyre imunologjike”, -tha eksperti.

Artikulli i mëparshëmJa kush është “Ishulli i koronës”, përveç se i bukur shihni çfarë ndodh atje
Artikulli i radhës5 ngjyrat pastel të pranverës që do t’i dashuroni me shikim të parë