NGJARJE NË ZHVILLIM: PANDEMIA E KORONAVIRUSIT
Nëse do të darkosh në një vend romantik, me pamje mbresëlënëse, por njëkohësisht i mbrojtur nga Covid-19, atëherë ky është vendi perfekt.
Turqia ka zgjedhur një qasje unike ndaj distancimit social duke instaluar kube transperente për t’iu ofruar siguri klientëve në mesin e pandemisë së koronavirusit.
Me pamje nga Briri i Artë në Rripin e Bosforit, restoranti ka ngritur tenda distancuese polikarbonati për të veçuar klientët, por edhe për të krijuar një atmosferë romantike.
Secila kube ka nga një dritare të posaçme, e cila mund të hapet për të lejuar qarkullimin e ajrit. Kamarierëve u ndalohet të hyjnë brenda, përveçse në rastin kur klientët shtypin butonin e instaluar në tryezë.
Pronari i restorantit thotë se pas shpërthimit të pandemisë, biznesi i tij u mbyll për më shumë se 3 muaj. Kjo periudhë u shfrytëzua për punimet rinovuese.