Tabaku: Ja plani i PD për të rikthyer frymëmarrjen e ekonomisë

0

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi pas një raportimi se mbi 1.3 miliard euro të bizneseve shqiptare janë investuar jashtë, kryesisht në Maqedoninë e Veriut. Tabaku tha se programi i PD synon që të rikthejë frymëmarrjen e ekonominsë.

DEKLARATA

Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin tonë Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që radhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë. Pse ndodh kjo?

Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare. Në vend të ndihmës për ekonominë, Qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri.

Këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes. Vetëm për 2019 vlera që kemi humbur ka qenë sa 10% e PBB-së.

Punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë.

Eliminimi dhe reduktimi i 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratoriumi 1-vjeçar për inspektoratet si dhe lehtësimi i çdo procedure burokratike dhe prezantimi i taksës së sheshtë 9%, do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal dhe shumë konkurrues me qëllim investimet më të larta në rajon. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë.

Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë t’i japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar! Shqipëria në punë është oferta jonë për bizneset që mos të shpenzojnë miliarda jashtë vendit: të luftojmë bashkë për investime të reja dhe vende të sigurta pune me paga dinjitoze në vendin tonë. #ditemetemira

Artikulli i mëparshëmTurqia reagon me tërbim pasi Greqia dhe Egjipti “ndanë” Mesdheun mes tyre
Artikulli i radhësNdërron jetë djali i “ Mbretëreshës së Bordellove”, përplasjet për trashëgiminë një betejë e vërtetë