Madhësia e tekstit:
Një grua 67-vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Laprakë. Policia thotë se gruaja nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa pritet që shkaqet e vdekjes t’i tregojë ekspertiza mjeko-ligjore.
Po sipas policisë, është bërë shoqërimi në komisariat i djalit të saj, personi i vetëm me të cilin jetonte.
Mësohet se djali i familjes në Laprakë që u shoqërua për të sqaruar rrethanat e vdekjes së nënës së tij, është me probleme psikologjike dhe epileptik.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.
Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.