FOTOT: “Shtëpi të bëra nga plehrat”, turistët të apasionuar ndaj banesave të ndërtuara me shishe riciklimi, kanaçe dhe goma të vjetra

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 5f297a905af6cc3d077c4182.jpeg

Kur një vizitor zgjohet nën dritën e diellit që futet përmes dritareve dhe një pamje të Maleve “Sangre de Cristo” në Taos, New Mexico, mund të jetë e vështirë të imagjinohet se ata thjesht kanë fjetur në një shtëpi të bërë nga plehrat.

Shtëpitë, të quajtura “Earthships”, janë ndërtuar nga shishe riciklimi, kanaçe dhe goma të vjetra dhe ka më shumë se 100 banesave të tilla të vendosura në shkretëtirën e Taos.

Dizajni “Earthship” u krijua nga Michael Reynolds në vitet 1970 me qëllimin për t’u siguruar njerëzve një mënyrë më të qëndrueshme për të jetuar.

Panelet diellore në ndërtesa mbledhin energji nga era dhe shtëpitë kanë aftësinë të mbledhin ujërat e shiut.

Ato janë të pajisura gjithashtu me sisteme ujore, të cilat i lejojnë njerëzit të filtrojnë dhe ripërdorin ujin për banjë dhe bujqësi.

Ndërsa shumë njerëz jetojnë çdo ditë në këto shtëpi, ka shumë të tjera që jepen me qera për turistët që janë jo pak në numër çdo vit. (Insider, gazeta “Si”)

Artikulli i mëparshëmRAPORTI/ Ja se si pandemia shkatërroi trafikun ajror europian
Artikulli i radhësFOTOT: Ky është artisti që mund të shndërrohet në çdo artist botëror, burrë apo grua qoftë falë… grimit