Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të largohet nga zhurma e qytetit për t’u qetësuar në bregdetin e Vlorës.
Ai është fotografuar pasditen e sotme në fshatin Vuno të Vlorës i veshur me të zeza me një kapele të zezë. Pranë tij duket duke bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.
Ndërkohë që truproja i kreut të qeverisë kujdeset për sigurinë e tij dhe të familjes së tij, duke vëzhguar zonën përreth.
Fshati Vuno është edhe fshati i lindjes së nënës së tij Aneta Rama, e cila u nda nga jeta disa ditë më parë.