FOTO/ Vdes muezini i “Aya Sofya-s”, mediat greke “gjejnë” shkakun

0
TURKEY - ISLAM Muezzin dies of heart attack in Hagia Sophia

Hapja pas më shumë se 80 vitesh për faljen e myslimanëve të godinës së “Shën Sofisë” në Stamboll shkaktoi mjaft reagime në Perëndim dhe sidomos në Greqi.

Mediat dhe politikanët grekë akuzuan Turqinë për “xhihad kulturor”.

Lexo edhe: Togolezët festojnë me kurban kthimin e “Shën Sofisë” në xhami: Erdogani, lider i Afrikës dhe gjithë myslimanëve

Vdekja e muezinit të kësaj xhamise Osman Aslan disa ditë pas hapjes së xhamisë ka shkaktuar mjaft komente në mediat dhe rrjetet sociale në Greqi, raporton abcnews.al.

Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale ironizuan me këtë fakt duke shkruajtur se “Zoti vepron në një mënyrë misterioze”.

Aslan ndërroi jetë nga ataku kardiak dy ditë më parë teksa më herët kishte thirrur ezanin në këtë xhami.

Ai nuk ishte i punësuar i përhershëm tek “Shën Sofia”, por ishte ofruar si vullnetar për të thirrur ezanin dhe siguruar ruajtjen e distancës sociale gjatë vizitave në xhami.

Artikulli i mëparshëmNë perlën e jugut, Butrint! Parku Kombëtar nuk braktiset nga turistët në kohë pandemie
Artikulli i radhësKëta janë qentë që mund ta nuhasin koronavirusin tek personat e infektuar