Aeroporti i Dubait ka “punësuar” disa qen që mund ta nuhasin me 92 për qind saktësi koronavirusin tek pasagjerët e infektuar.
Kështu, ky aeroport bëhet i pari në botë që përdor qen për të zbuluar rastet me Covid-19, pasi i trajnoi katërputroshët që ta zbulojnë virusin tek pasagjerët brenda disa minutave.
Në një deklaratë, Ministri i Brendshëm i Dubait u shpreh: Të dhënat dhe studimet tregojnë se dedektimi i rasteve të dyshuara me Covid-19 ishte në 92 për qind të rasteve i saktë. Të dhënat indikojnë se qentë mund t’i zbulojnë shumë shpejt personat e infektuar, të përballen në mënyrë efektive me turma si dhe të sigurojnë evente me pjesëmarrje të madhe, aeroportet, etj.”
Sipas raporteve, nga sqetullat e pasagjerëve që udhëtojnë në Dubai merren kampione dhe më pas vendosen në kontenierë.
Më tej, ata vendosen brenda dhomave të izoluar dhe një qentë e trajnuar në mënyrë të posaçme nuhasin kampionet. Nëse qeni nuhat gjurmë të koronavirusit, pasagjeri i nënshtrohet një testi nazal për koronavirus. /abcnews.al/