Zlatan Ibrahimoviç do të qëndrojë tek Milani, për të paktën edhe për një vit. Klubi Italian dhe suedezi janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.
Sipas “Sky Sport Italia” Milani është gati ti ofrojë Ibrahimoviçit një kontratë një vjeçare, por që në fundin e sezonit mund të rinovohet sërish edhe për një vit tjetër. Suedezi ishte pranë largimit, por konfirmimi i Piolit në stolin e Milanit ndryshoi gjithçka.
Ibrahimoviç edhe pse 38 vjeç bëri një sezon mjaft të mirë, duke shënuar 10 gola në kampionat.