Një tjetër aksident u shënua brenda 24 orësh në aksin Orikum Llogara.
Një mjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi, Hasan Kalaj.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.