VIDEO/ I preu kokën nënës dhe ia vari te dera, gjykata e lë në burg

0
I preu kokën nënës, gjykata e Pogradecit merr vendimin për Olsi ...

Gjykata e Pogradecit cakton “arrest në burg” për Olsi Çekiçin, i cili masakroi nënën e tij në fshatin Buçimas. Olsi Çekiçi është personi që tronditi opinionin publik ditë më parë, kur pas një sherri në familje i preu kokën nënës së tij, 70-vjeçares Firdes Çekiçi.

Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, më pas autori ka masakruar nënën e tij,  Firdes Çekiçi. Ashtu si dhe pas krimit, autori është shfaqur shumë i qetë në sallën e gjyqit.

Një grindje për të lehurat e qenit duket se u bë shkak për ngjarjen e rëndë. Sipas dëshmisë së vajzës 15- vjeçare të autorit, ajo ndodhej te fqinja, ndërsa kur doli pa se çfarë kishte ndodhur.

“I shtrova tavolinën babait për të ngrënë dhe shkova te komshiu ngjitur për të kërkuar diçka. I lashë edhe babin tim, edhe gjyshen në shtëpi. Dëgjova të bërtitura dhe dola kur pashë se çfarë kishte ndodhur. Mora biçikletën dhe shkova në Komisariatin e Pogradecit që të thërrisja Policinë”, është shprehur e mitura.

Sherri për të lehurat e qenit është bërë shkak sipas fqinjëve për ngjarjen horror.

Vëllai i autorit ka hedhur në drejtim të qenit një send për shkak se ai po lehte, ndërsa ky dyshohet se është bërë shkaku i asaj që u kthye më tej në një krim makabër.

Gjithçka ka ndodhur në kuzhinën e shtëpisë së familjes Çekiçi, ku autori, pasi goditi me mjete të forta nënën e tij, arriti deri aty sa t’i priste asaj kokën dhe më pas t’ia varte te porta e shtëpisë.

Artikulli i mëparshëmPandemia godet konsumin, inflacioni i korrikut 1.4%
Artikulli i radhësDisa fakte të çuditshme që nuk i keni ditur më parë