Klubet shqiptare që garojnë në Europa League mësojnë rivalët në Europa League. Shorti i hedhur në orën 13:00 ka zbuluar gjithçka dhe ekipi i parë që e ka mësuar rivalin ishte Kukësi, i pozicionuar në ahun e favoritëve. Skuadra e Gegës do të përballet me Slavia Sofia.
Laçi dhe Shkupi, të përfshira në një grup, mësuan pastaj ekipet rivale. Kurbinasit përballen me Keshla, kurse ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut me Neftci Baku. Teuta do të presë skuadrën e Beitar Jerusalem.
Edhe Shkëndija e Tetovës ka rival azer, pasi luan në transfertë kundër Sumgayit City. Short i mirë për Prishtinën, që po kaloi Lincoln Red përballet me ekipin nga Luksemburgu, Union Titus Petange. Renova gjithashtu zbuloi ekipin kundërshtar dhe është skuadra e Alashkert. Ndeshjet luhen më 27 gusht.