Katër raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Bëhet e ditur se rastet janë kontakte të personave të prekur më herët.
Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar nga ministria e Shëndetësisë. Më herët është zbuluar se është prekur nga covid-19 edhe shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.
Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit ditët e fundit ka shënuar një rekord rastes të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.