Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, një rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 raste.
Ndërkohë është rritur numri i viktimave, katër në 24 orë, duke e çuar numrin total në 35.209, ndërsa të dielën u raportuan vetëm dy.
Janë vetëm 3 rajone pa raste të reja (Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Basilicata), ndërsa rritjet më të larta regjistrohen në Emilia Romagna (+39), Lazio (+38) dhe Sicilia (+32).
Personat aktualë pozitivë janë 13.368, 105 më shumë se dje. Ekziston edhe një pacient më shumë në 24 orët e fundit i shtruara në kujdes intensiv (46 në të gjithë Italinë) ndërsa pozitivë për Covid-19 me simptoma që gjenden në departamentet e tjera janë 779, +16 në krahasim me buletinin e së dielës.