Pronarët më të pasur të klubeve të futbollit, surprizon vendi i parë në Serinë A

0
komiso

Presidenti i Fiorentinës, Roko Komiso është pronari më i pasur në Serinë A sipas “Bloomberg Billionaires Index”, duke lënë pas Zhangun e Interit. “Bloomberg” kalkuloi pasurinë neto të çdo bilioneri në botë dhe zbuloi që Karlos Slim është pronari më i pasur në botë që ka drejtimin e Real Oviedos ku pasuria e tij shkon në 45.7 bilion euro.

Ai ndiqet nga presidenti i Renes, Fransua Penault që ka një pasuri prej 38.1 bilionë euro, dhe vendin e tretë e merr Roman Abramoviç i Çelsit me një pasuri prej 15.9 bilionë euro. Komiso është presidenti më i pasur i Serisë A dhe i shtati më i pasur në botë. Zhang që është presidenti i Interit rënditet në vendin e nëntë në botë dhe në të dytin në Serinë A me një pasuri prej 7.52 bilion euro.

Berluskoni vjen i dhjeti me 7.05 bilion euro pasuri. Andrea Anjeli i Juventusit dhe Fondi Eliot që drejton Milanin nuk janë as në 500 njerëzit më të pasur në botë.

Artikulli i mëparshëmNuk ka qetësi te Juventusi! Ronaldo e Dibala, aromë lamtumire
Artikulli i radhësVIDEO/ Interi likuidon Leverkusenin dhe shkon në gjysmëfinale pas 10 viteve, Junajted ia del në shtesa