Vdes nga koronavirusi policja në Kosovë, priste të lindte foshnjën

0
Vdes nga koronavirusi policja në Kosovë, priste të lindte foshnjën

Në tre ka shkuar numri i të vdekurve nga koronavirus në Policinë e Kosovës. Mirëpo, rast i dhimbshëm ishte para 3 ditësh kur institucioni i sigurisë mori informacionin se ka ndërruar jetë policja kosovare, e cila ishte në pritje për t”u bërë nënë.

Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, por nuk arriti ta fitojë betejën ndaj Covid-19.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite. 

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai. “Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.

Artikulli i mëparshëmTiranë: Rreh të fejuarën, qëllon prindërit, po kur iu vërsul dhe policit …
Artikulli i radhësKokaina në Holandë, ja pasuria marramendëse e familjes Sela që u sekuestrua nga SPAK