Goditet me thikë një burrë në rrugën ‘Don Bosko’, policët rrethojnë agresorin

0

Një burrë 45 vjeç është goditur me thikë sot në rrugën Don Bosko në Tiranë. Agresori qe në një burrë 50 vjeç nga Tirana.

45-vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati nr. 3 ka marrë njoftim nga qytetarët për konflikin dhe plagosjen që ndodhi në rrugën “Don Bosko” dhe me një ndërhyrje të shpejtë, arriti të arrestojë autorin e krimit.

50-vjeçari ka inicialet A.D dhe sulmin e ka kryer për motive të dobëta, sipas Policisë së Tiranës.

Mbi të rëndojnë akuzat: “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmPërshtjellohet tensioni në Mesdhe/ Greqia hap zjarr ndaj jahtit turk, rapotohen 3 të plagosur
Artikulli i radhësKush po i përgatit brezat e ardhshëm të magjistratëve? Drejtori i Shkollës së Magjistraturës kapet në shkelje të ligjit “me këmbë e me duar”