Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 2 personave që banojnë në Lezhë dhe dy të tjerëve që banojnë në Kurbin. Ata janë ndënuar më parë për vrasje, vjedhje dhe trafik drogë.
Arjan Ndoci në momentin e arrestimit
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për të deklaruar pasurinë e tyre 2 personave që banojnë në Lezhë dhe dy të tjerëve që banojnë në Kurbin. Ata janë ndënuar më parë për vrasje, vjedhje dhe trafik drogë. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:
-Kastrijot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;
-Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
-Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;
–Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Ai është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë, u kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme