Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në hyrje të Pogradecit.
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në hyrje të Pogradecit. Një makinë ka përplasur një motor, ku ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i këtij të fundit.
Drejtuesi i motorit është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Report Tv siguron pamjet nga vendi i aksidentit, ku në rrugë dallohen pjesët e shpërndara të motorit dhe objekteve të tjera, ndërsa policia ndodhet në zonë për të orientuar makinat për shmangien e trafiku dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.